Motrat super modele Bella dhe Gigi Hadid ‘injorojnë’ Dua Lipën pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid

Raportet mes supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid dhe këngëtares Dua Lipa duket se nuk janë si më parë  pas ndarjes me Anwar. Postimet që po bën artistja me origjinë shqiptare në rrjetet sociale numërojnë një numër të madh komentesh ku mungojnë ato të Bellas dhe Gigit, të cilat para një muaji ishin shumë aktive.

Dua ka qenë shumë e lidhur me motrat e ish të dashurit të saj Anwar Hadid, madje daljet e tyre kanë qenë të shpeshta ku dashuria që kishin për njëra-tjetrën vërehej dukshëm përmes dedikimeve.

Ndarja e dyshes së përfolur erdhi si një surprizë për fansat, pasi ata dukeshin mjaft të lumtur në daljet e tyre. Në gusht, Hadid e quajti Lipën ‘vajza e ëndrrave të tij’ në një postim në Instagram ku festuan ditëlindjen e artistes.

Po teksa fansat po shpresojnë për një rikthim mes tyre vetëm koha do të tregojë nëse ata do jenë sërish në krahët e njëri-tjetrit.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *