Media zviceriane: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes!

“Gjuha shqipe po fiton terren në Zvicër”, kështu e nis artikullin media zvicerane Le Canton27.ch.

Në artikull theksohet se pas gjuhës angleze, edhe Gjuha Shqipe është duke fituar terren në Zvicër, duke i bërë konkurrencë edhe gjuhës më popullore në botë. Gazetari Nefail Maliqi vë në pak këtë avancim të Gjuhës Shqipe, teksa flet për integrimin dhe sukseset e emigrantëve shqiptar në Zvicër, referuar edhe të dhënave nga zyra e Statistikave në Neuchatel.
“Gjuha shqipe është njëra ndër gjuhët më të popullarizuara në Zvicër. Anglishtja si gjuha kryesore po përparon dhe madje po zëvendëson italishten në podiumin e gjuhëve më të folura në vend”, thuhet ndër të tjera në artikull.
Po ashtu autoritetet zviceriane theksojnë se italishtja mund të mos jetë më gjuha e tretë në Zvicër, pasi është rrëzuar nga anglishtja. Por në të ardhmen, anglishtja mund të “rrëzohet” nga Gjuha Shqipe.
Studimi i Entit Federal të Statistikave ka treguar se për herë të parë në më shumë se dhjetë vjet, më shumë njerëz në Zvicër flasin shqip sesa portugalisht.
Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave shprehet:
“Numri i shqiptareve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti nga të gjitha komunitet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane. Sot në Zvicër jetojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albannofon, d.m.th. që flasin gjuhen shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova. Këtu bëhet falë për 200 mijë, kurse nga Maqedonia e Veriut rreth 70 mije, nga Lugina e Preshevës 20 mijë dhe të tjerët janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi”.

Po ashtu theksohet se popullsia zviceriane po bëhet gjithnjë e më shumëgjuhëse, ku mes 4 gjuhëve kryesore, kryeson edhe Gjuha Shqipe. Për herë të parë në Zvicër, më shumë njerëz flasin gjuhën shqipe se atë portugeze, bazuar në një studim të kryer nga Zyra Federale e Statistikave.
Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave te siguruar nga gazeta zvicerane mbi 100.000 njerëz sot e flasin gjuhen shqipen në Zvicër. Në përqindje, kjo nënkupton se 3.4 për qind e qytetarëve të Zvicrës flasin shqip.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *