Kush e riktheu në Policinë e Shtetit militantin Fatjon Alla, dhe një histori me “Edin e Saukut”!

Vite më parë ka drejtuar “Rrugorët” e Tiranës. U emërua jo në bazë të meritokracisë por në bazë militantizmi. Shërbimet që bëntë për Partinë Demokratike sidomos gjatë fushatave elektorale e ndihmuan të promovohej. Po flasim për Fatjon Allën, i cili uniformën e Policisë së Shtetit e miksoi me atë të militantit partiak dhe të mbrojtësit të personave me precedentë penalë.

Fatjon Alla pas një numri të lartë ankesash dhe denoncimesh u përjashtua nga Policia e Shtetit para disa viteve. Së fundmi, redaksia e priza.al mëson se i përjashtuari Fatjon Alla është rikthyer në rradhët e uniformave blu, në dëtyrën e shefit të qarkullimit rrugor në Shkodër.

Sigurisht që nuk ka asgjë të çuditshme që të rikthehesh në Policinë e Shtetit edhe përse je përjashtuar, por është shumë e cuditshme se si do përballet me Vettingun e uniformave blu, Fatjon Alla?

  • Si do të justifikojë shoqerinë, bashkpunimin dhe fushatat elektorale që ka zhvilluar së bashku me “Edin e Saukut” një përsonazh me rekorde të theksuara kriminale, të cilit vetëm para pak ditësh SPAK i sekuestroi 7 vila në zonën e TEG.
  • Si do të justifikojë pasurinë e tij dhe të vëllait Fatjon Alla përpara vettingut?
  • Si do përgjigjet për faktin që një tjetër familjare e tij (e motra) është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.
  • Si dhe në çmënyrë u rekrutua ajo në rradhët e uniformave blu.
  • Priza.al përveç pyetjevë të mësipërme do vijojë me publikimin e dosjes së plotë të Fatjon Allës, këtij militanti me puro në gojë, mik i ekponentëve kriminalë që aderon në rradhët e Policisë së Shtetit në pozicione drejtuese.

Vijon…/priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *