Skandali/ Tom Doshi kompleks vilash pa leje brënda City Park

Edhe pse me vendim të Këshillit të Ministrave kontrolli i territorit për ndërtimet pa leje apo ato që dalin nga projekti janë prioritet i kontrollit të policisë dhe i IKMT kjo duket se nuk vlen për të gjithë njësoj.
Prej muajsh brënda rrethimit të qëndrës tregtare City Park ka nisur të ndërtohet një kompleks vilash.
Pas informacionit të ardhur në redaksinë e priza.al dhe verifikimeve në terren pamë se puna ka nisur prej kohësh dhe tashmë objektet janë në fazë karabina.
Sipas informacioneve tona, ndërtuesi i vërtetë i fshehur nën emrin e Tanit të Dekës është politikani dhe bisnesmeni Tom Doshi.
Edhe pse e ka më pak se 2 kilometra nga zyra e tij, edhe kryetari i bashkisë Vorë, Blerim Shera duket se është bashkpuntor në heshtje në ndërtimin e këtij kompleksi pa leje.
Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë Vorë, nuk e ka parë një ndërtim të tillë. Po ashtu edhe komisariati i policisë Vorë duket se është palë me Tom Doshin, përsa kohë asnjë masë nuk është marrë.
Ndërkohë më të rëndë, situatën e bën dhe bashkpunimi i Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtës së Territorit (IKMT), e cila shkon deri në Sarande apo Vermosh për të prishur një tendë pa leje, por ama një super kompleks me vila brënda City Park nuk e ka parë.
Sot redaksia e priza.al po sjell disa pamje nga lart që tregojnë saktësisht se cfarë po ndodh brënda rrethimit të qëndrës tregtare.
Ne vijim:
Kush është investitori i vërtetë?
Roli i pronarëve të City Park në këtë ndërtim pa leje.
Si hyri dhe ku lidhet Tom Doshi me këtë objekt pa leje.
Kush i dha garancitë dhe roli i kryetarit të Bashkisë Vorë, Blerim Shera.
Vijon…

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *