Kujdes kur të kaloni në këto rrugë! SHMU ka një paralajmërim serioz për nesër në të gjithë vendin…  

Moti do të jetë me diell dhe ideal për shëtitje apo udhëtime dimërore, por bëni shumë kujdes…!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi sot se ditën e enjte (nesër), në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ftohta, të cilat do të sjellin ngrica në akset rrugore në pjesën më të madhe të vendit, gjatë mëngjesit.

Moti parashikohet i kthjellët, por në relievet malore parashikohen vranësira kalimtare hera-herës deri të dendura.

Në zonën e Alpeve pritet borë e dobët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare e përgjatë bregdetit përkohësisht e vrullshme duke u pasuar nga valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -5 deri 5°C në zona e ulëta -2 deri 14°C në zona bregdetare 1 deri 15°C.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *