EKSKLUZIVE/ Ja pasuritë e fshehura të Ymer dhe vëllait me dy emra Marsel Sokol Markut, skema e grabitjes dhe përfshirja e familjarëve në krim, përse nuk sekuestrohen asetet?

E hëna e 14 prillit ishte dita e fundit në liri për ish-kryetarin e Komunës së Bërxullës, Ymer Marku, i cili u arrestua pasi një hetimi të Prokurorisë së Tiranës që e gjeti se së bashku me dy vartës të tij dhe një qytetar kishin tjetërsuar 7500 metra tokë arë dhe më pas ia kishin shitur atë një kompanie për shumën 10 milionë lekë.
Në një njoftim për shtyp, prokuroria bëri me dije se Ymer Marku, ish-kryeplaku Agim Loci dhe ish- Përgjegjësi i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Kujtim Balliu kishin falsifikuar dokumentet dhe në shpërdorim të detyrës kishin tjetërsuar sipërfaqen e tokës duke ia kaluar të arrestuarit të katërt, Kujtim Allmeta. Por si qendron e vërteta e plotë? Sa metra I ka grabitur Ymer Marku familjeve Balliu dhe Elbelia për tja shitur më pas Arbër Abazit? Ku është çelësi I një bashkpunimi kaq të frytshëm midis Ymer Markut dhe Arbër Abazit? Sa pasuri të tjera të fshehura ka Ymer Marku dhe a do të jenë edhe ato objekt i sekuestros së Prokurorisë?
Historia e tokës së familjeve Balliu-Elbelia

Kjo sipërfaqë që duket në foto është toka e familjeve Balliu-Elbelia të cilët e kanë përfituar me AMPT origjinale si antarë të familjes bujqësore përpara vitit 1991.
Në vitin 2015 familjet Balliu-Elbelia kërkojnë pranë hipotekës të pajisen me çertifikatë pronësie për sipërfaqen prej 10,800 metra katrorë tokë, e cila i ishte konfirmuar edhe nga Këshilli i Qarkut si dhe nga ish kryetari i komunës. Por një ditë, pronarët e vërtetë informohen se prona e tyre, jo vetëm që kishte tjetër pronar, por edhe se ky pronari e kishte shitur dhe se tani pronar ishte bërë nipi i Sadri Abazit, Arbri i cili edhe kishte ndërtuar në tokën e tyre. Por si kishte ndodhur? Ish kryeplaku i Bërxullës, Rrem Muka duke falsifikuar një AMTP, e kalon këtë siparfaqe toke në emër të nipit të tij Vath Muka. Vathi pasi u bë me pronë nga hiçi, ia shet këtë tokë shtetasit Tahir Shefki Cena. Ky blerës, pra Tahir Shefki Cena nuk është një blerës i rastësishëm, por është vetë djali i dajës së Ymer Markut. Pra, djali i dajës së kryetarit të Komunës Bërxullë, i bërë pronar i një prone të “blerë” jo vetëm në mënyrë të dyshimte por edhe duke i tjetërsuar pronësinë, ia shet bisnesmenit Arbër Abazi. Ky i fundit ndërton disa kapanone për nevojat e kompanive të veta, në tokën e familjeve Balliu-Elbelia.

Lidhja Ymer Marku-Arbër Abazi
Sipas investigimit të priza.al, as lidhja midis Ymer Markut dhe Arbër Abazit, i cili ishte përfituesi fundor i një prone që iu tjetërsua pronësia dhe u shit e rishit disa here, nuk është e rastësishme. Ymer Marku, mesa duket një njeri nostalgjik nuk ka harruar vitet kur ka punuar në stacionin hekurudhor të Domjes dhe koleg e mik të ngushtë kishte babain e Arbër Abazit. Vitet 1987-1988 edhe pse të largëta në kohë, nuk zhbënë miqësinë Marku-Abazi por këtë herë ndryshe nga ndonjë manovër në hekurudhë, u hodhën në grabitje dhe zhvatje të tokave të banorëve të zonës.

Pasuritë e fshehura të Ymer Markut
Pas arrestimit të Ymer Markut më 14 prill, Prokuroria pas hetimeve zbuloi në Tiranë një apartament të këtij shtetasi, por të vënë në emra të tjerë. Ky apartament me vlerë rreth 100.000 euro u sekuestrua. Por a është ky apartament pasuria e vetme e fshehur e këtij ish kryetari komune që aspiroi në zgjedhjet e fundit të ishte dhe kreu i bashkisë Vorë duke kandiduar nën logon e Partisë Demokratike?


Redaksia e priza.al sjell sot dy prej bisneseve miliona euro të Ymer Markut të cilat i ka kamufluar në emrat e familjarëve.
I pari është King Resort. Ky investim miliona euro, me prejardhje që në rastin më të mirë nuk dihet, dhe në rastin më të keq janë produkt i pastrimit të korrupsionit të Ymer Markut, ka ndërruar dy herë pronësinë, brenda për brënda familjes së Ymer Markut.
Ndërkohë një skandal më të madh, Ymer Marku e bën buzë autostradës, aty ku për të ndërtuar hotelin e tij “MARK”, zë kolektorin kryesor, duke gjetur dhe bashkpunimin e kryetarit të bashkisë Vorë Blerim Shera, i cili bëri sikur nuk e pa që kolektori u “varros” që Ymeri të ndërtonte “Markun”.
Redaksia e priza.al fton prokurorinë që këto objekte miliona euro t’i nënshtrohen hetimit dhe të kuptohet se një ndër personat kyç në të gjitha këto transaksione miliona eurosh është i vëllai i Ymer Markut, shtetasi me dy emra dhe një mbiemër Marsel Sokol Marku.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *