Kris Jenner u dhuron vajzave makina, super dhurata mbi 30 mijë dollarë për festat

Motrat e famshme njihen për dhuratat e veçanta që shkëmbejnë mes tyre si dhe organizimin e festave ekstravagante brenda shtëpisë, por siç duket këtë vit, nëna e tyre vendosi t’ua bëjë dhuratat më të veçanta. Kris Jenner, duket se i ka tejkaluar pritshmëritë e gjithë familjes me dhuratat e saj të fundit.

Nëna e yjeve televizive, Kim, Kourtney, Khloe, Rob, Kendall dhe Kylie këtë vit u ka blerë atyre 6 makina elektrike të tipit “Moke”.

Makinat kishin ngjyra të ndryshme, si rozë, verdhë, portokalli dhe e bardhë. Sipas 41-vjeçares, Kim, ajo dhe Khloe i kanë zgjedhur veturat me ngjyrë rozë, kurse ajo e bardhë e personalizuar më një vizatim interesant në të, i takon motrës së tyre të madhe, Kourtney. Supozohet që këto makina t’i kenë kushtuar Krisit rreth 33 mijë dollarë për copë.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *