Ja kush janë 5 gratë më të admiruara në botë për vitin 2021

Lista vjetore e grave më të admiruara në botë është pasqyrim i personaliteteve që na kanë dhënë diçka për të folur, menduar ose ndjerë, me pasion, gjatë 12 muajve të fundit dhe lista e këtij viti nuk mund të ishte më e përsosur se kaq.

Sondazhi YouGov ka rezultuar se gruaja më e admiruar për vitin 2021 është Michelle Obama, e cila vazhdon të përdorë platformën e saj për të përhapur ndërgjegjësimin për kauzat sociale, duke mbrojtur barazinë racore dhe gjinore, dhe duke ndërtuar mbështetje për organizatat që po punojnë rreth këtyre çështjeve. Në mënyrë mbresëlënëse, Michelle e ka mbajtur vendin e parë për tre vitet e fundit.

Ndërkohë dhe dy vendet e tjera nuk kanë ndryshuar as këtë vit ku aktorja e njohur edhe për fushatat humanitare të saj  Angelina Jolie vazhdon të jetë gruaja e dytë më e admiruar në botë, përpara monarkes së tretë britanike Mbretëresha Elizabeth II  e njohur për përpjekjet e saj për të modernizuar institucionin e monarkisë.

Sakaq vendin e katërt e mban prezantuesja e famshme Oprah Winfrey e njohur për intervistat e saj që shkaktuan bujë dhe polemika me deklaratat e guximshme të bëra nga shumë personalitete të showbizit ndërkombëtar. Dhe në vendin e pestë renditet aktorja Hollywood, bukuroshja Scarlett Johansson.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *