FOTOLAJM/ Sapo del nga BBV, Sabiani ‘vrapon’ të informohet për më të rejat. Pse ta ketë takuar Konspiracionistin…?  

I etur mbase edhe për informacion “Bio”, pasi ka dalë nga qëndrimi mbi 2-mujor në shtëpinë e “Big Brother VIP”, këngëtari Sabian Medini, ka vrapuar që të gjejë miqtë e tij për të marrë vesh se ç’bëhet…

Edhe pse në shtëpinë e të famshmëve në “BBV” nuk ja kaloi keq, duket se Sabi ka nevoje gjithsesi që të kuptojë apo të mësojë se çfarë kam humbur, apo se çfarë zhvillimesh janë bërë gjatë këtyre kohëve që ai ka qenë në një “karantinë televizive”.

Por nisur nga foto më e fundit ku Sabiani shihet në krah të publicistit dhe studiuesit Alfred Cako, shihet qartë se këngëtari i famshëm nuk ka nevojë vetëm për thashetheme, por për informacion gjeopolitik dhe pse jo edhe mbase për pak teori anti-konspiracioniste.

Këtë e ka shprehur edhe vet Cako, duke postuar një status tipik nga të vetët, për të treguar ndoshta edhe miqësinë me “Sabin”, siç e quan ai Sabianin në konfidencë.

“Me Sabin, te sapodale nga ‘burgu’ dymujor i Big Brotherit”,- ka shkruar Alfred Cako, në statusin e tij në profilin e Facebook-ut, ku dhe ka treguar foton më të fundit për të gjithë ndjekësit.

Edhe pse Cako ka mjaftë ndjekës, duket se atij nuk do t’i mungojnë tashmë as personazhet VIP të reality-show-ve më të fundit. Mbase pas Sabianit, me siguri me Cakon do të “konsultohet” edhe Iliri (miku i Sabit), por me gjasë pasi të ketë lënë shtëpinë e “BBV”, ku duhet thënë se ai është ndër më të preferuarit e publikut.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *