FOTO/ E rrumbullakosur, por e bukur… Zajmina Vasjari shëtit me vajzën në buzë të detit dhe ndan pozat me ndjekësit  

Ajo është në pritjen e saj të dytë të ëmbël, por gjithsesi kjo nuk e ka ndalur që të jetë sërish shkëlqyese, tërheqëse dhe një “mami seksi”.

Zajmina Vasjari ka ndarë me ndjekësit disa foto nga shtatzënia e saj, së bashku me vajzën e vogël Khloe, ku të dyja janë veshur me të bardha.

E vogla shfaqet duke i puthur barkun Zajminës, e cila pak kohë më parë njoftoi shtatzëninë e saj të dytë.

Ajo nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës së dytë dhe në postimin në Instagram Zajmina gjithashtu pyet ndjekësit, nëse mendojnë se bebi do të jetë vajzë apo djalë?

“Dy bekimet e jetes time qe me kujtojne dhe tregojne se sa e bukur eshte jeta, se si mundet njeriu te jet i lumtur vetem nga nje prekje, puthje apo buzeqeshje. Faleminderit Zot!

Si mendoni bebi eshte vajze apo djale?”,- shkruan Zajmina.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *