‘Audi’ dhe ‘Benzi’ përplasen kokë më kokë, plagosen tre persona në Vlorë

Një aksident ka ndodhur në Vlorë në vendin e quajtur Jonufer-Vlorë. Një automjet tip Audi është përplasur me një Benz. Si pasojë dy drejtuesit e automjeteve kanë pësuar dëmtime. Ata janë dërguar në spitalin e Vlorës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI

“Më datë 26.11.2021, në vendin e quajtur Jonufer-Vlorë, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin G.Ll., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.J., 59 vjeç, banues në Himarë. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej tek automjeti tip “Benz”, të cilët janë transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *