FOTO/ Djegie gomash, tym, zhurmë dhe drift me makina sportive… çfarë po ndodh në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë    

Edhe një herë makinat sportive por edhe ato të atyre që janë të pasionuar pas automobilizmit, kanë mbushur sheshin “Nënë Tereza” duke dhuruar një spektakël të vërtetë drifti.

Sheshi është përshtatur si një kartodrom, ku makina të modeleve dhe dizajnëve nga më të ndryshmet kanë xhiruar dhe djegur gomat duke dhuruar spektakël për të rinjtë e shumtë.

Sheshin “Nënë Tereza” është kthyer në një pistë drifti duke u ndotur nga gomat e shumta dhe ato që digjeshin.

Me targa “Fuck Covid”, mbishkrimin “Hasi” dhe shënime të tjera grafiti të bëra mbi makina, të rinjtë kanë xhiruar gomat këtë pasdite në kryeqytet.

Në fotot e publikuara nga mediat shihet se në sheshin “Nënë Tereza”, ka edhe makina të tjera, por nuk dihet në kuadër të cilit event është bërë kjo gjë.

Pas “Rally Albania” ky është një tjetër aktivitet automobilizmi që zhvillohet këto ditë të nxehta vere në kryeqytet, ku del në pah pasioni i të rinjve për autoveturat, shpejtësinë dhe spektaklin mbi 4 rrota.

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *