VIDEO/ ‘Donin të më shisnin marijuanë’, flet amerikani që u sulmua sot nga të rinjtë në Himarë

Vendi ynë është përfshirë nga një sërë ngjarjesh jo të mira në fillim të sezonit turistik. Çdo ditë e më shumë dalin problematika përsa i përket tërheqjes së turistëve të huaj në vendin tonë.

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video nga qyteti i Himarës ku duken dy djem të rinj shqiptarë, të cilët konfliktohen me një turist me ngjyrë.

Gjatë ndalesës së tij në Himarë dy shqiptarët në video tentuan t’i shisnin turistit marijuanë, por kur ky i fundit i refuzoi ata e sulmuan.

Ai shprehet se fatmirësisht është mirë tani, por që me sulme të tilla është përballur edhe më parë vende të tjera që ka vizituar.

Ndërkohë turisti ka vizituar disa vende në Shqipëri dhe ka mbetur shumë i kënaqur ndërsa ka mësuar edhe disa fjalë shqip.

Ai është shprehur se: ‘Donin të më shisnin marijuanë, por nuk pranova’

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *