Fansat besojnë se ajo është bërë nënë për herë të dytë, Kylie Jenner ‘e tradhton’ fotoja e kunatit të saj

Kylie Jenner mori vëmendje të madhe për shtazërinë e saj të dytë dhe tashmë fansat kanë filluar të aludojnë për ardhjen në jetë të fëmijës. Madje besojnë se ajo ka lindur fshehurazi fëmijën e saj të dytë me të dashurin e saj Travis Scot.

Gjatë festimeve të Krishtlindjeve të familjes Kardashian, i fejuari i Kourtney Travis Barker ndau një foto në Instagram. Në pamje shihet ekrani i televizorit së bashku me dekorimet e Krishtlindjeve dhe një tavolinë kafeje me një tenxhere me trëndafila të kuq, libra dhe një filxhan çaji. Por vëmendjen më të madhe e mori këndi i poshtëm djathtas i imazhi ku zbulohet   një shishe me qumësht .

Ndjekësit symprehtë zbuluan një tjetër detaj se shishja ishte e ngjashme me atë që ka përdorur Stormie kur ishte e vogël.

Nëse teoritë e fansave janë të sakta, kjo do të thotë që Kylie e cila besohej se do të lindte në fillim të vitit 2022 – lindi fëmijën e saj të dytë disa javë më herët.

Nëse ajo ka lindur dhe nuk e ka ndarë ende këtë lajm me ndjekësit e saj kjo nuk është aspak diçka e pazakontë për të. Pasi për fëmijën e saj të parë, Stormi, Kylie priti rreth 5 ditë  para se të tregonte se ajo mirëpriti vajzën e saj në jetë. Ylli i ‘Keeping Up With Kardashians’ u përpoq ta mbante të fshehtë shtatzëninë e saj por në media doli shpejt si lajm.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *