“E sigurt në Serbi”/ Moderatorja ‘shpërthen’ nga Zhaklinës: Çnjerëzore…

Opinionistja e “Big Brother Vip” Zhaklin Lekatari, pas sulmeve ndaj Luiz Ejllit në ‘Post BBV’, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes për shkak se shkoi në Beograd dhe u shpreh se ndihet “e sigurt në një vend pa shqipe”.

E para që reagoi dhe e quajti “hipokrizi të gjallë” veprimin e Zhaklinës ishte Nita Latifi, me të cilën pati edhe një “përplasje” online, ndërsa Zhaklina e quajti “pseudo-këngëtare”.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar gjithashtu edhe moderatorja Fjoralba Ponari.

“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore”,- shkruan Fjoralba.

Më pas, vijoi: “Një kujtesë e vogël: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash e përdhunuar mbi 20,000 të tjera. Inatet personale nuk mund të mbivendosen mbi gjakun e derdhur të një kombi”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *