Prezantoi fituesit e bashkive/ Veliaj: Diferenca në Tiranë, e jashtëzakonshme

Drejtuesit politikë të PS-së në qarqe të ndryshme të vendit, kanë prezantuar kandidatët fitues në bashkitë ku ka përfunduar numërimi duke falenderuar mbështetësit dhe votuesit.

Drejtuesi politik i PS-së në Tiranë, Erion Veliaj ka dalë në një deklaratë ku ka falenderuar votuesit në Rrogozhinë për rikonfirmimin e Edison Memollës në krye të bashkisë. Ai tha se bashkitë e qarkut të Tiranës janë ndër më konkurrueset në vend, duke pasur parasysh që disa prej tyre kanë qenë bastione të djathta.

Ndërsa shtoi se pavarësisht fitores në Rrogozhinë, diferenca me vetëm 23 vota, është një mesazh i qartë se duhet ende shumë punë dhe investime jo vetëm në zonat urbane por edhe në ato rurale.

“Ka qenë vërtet një nga ato filmat thriller numërimi në Rrogozhinë por në finale fitorja është e tillë edhe me 23 vota. Unë kam qenë gjithmonë i ndërgjegjshëm që qarku i Tiranës është një nga qarqet më konkurrues. Me bashki që kanë qenë tipikisht të djathta, kur kujtoj Kamzën, apo Kavajën ku kemi ende një betejë. Sot ai thrriller përfundoi me një fitore me 23 vota të cilat patjetër që na japin të drejtë të festojmë por jo të jemi euforikë. Ne po e lexojmë qartë mesazhin e Rrogozhinës me 23 vota është thuajse barazim. Mesazhi është të jemi me këmbë në tokë dhe t’u shërbejmë 100% qytetarëve të Rrogozhinës. Dua t’i falënderoj edhe ata që nuk na votuan sepse na japin një mesazh, për nevojë të jashtëzakonshme për ta ngritur stekën, të njëjtin gjë si në zona urbane njerëzit e presin edhe në fshatra. Pavarësisht se do i gëzohemi këtyre votave, nuk do kemi eufori. I kam kërkuar Edisionit ta lexojë këtë mesazh. Duke qenë se Tirana dhe Kavaja janë ende në numërim, për respekt të secilit duhet të presim derisa të numërohet vota e fundit. Ka shumë njerëz që thonë se diferenca në Tiranë është e jashtëzakonshme, por është shumë e nevojshme të presim të numërohet vota e fundit. Qarku i Tiranës ka prodhuar në favor të kandidatëve të PS mbi 200 mijë vota”-tha Veliaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *