“Hipokrizi…” Zhaklin Lekatari i përgjigjet Nitës: Tenton të bëhet e famshme por nuk ia del dot

Prej disa ditësh Zhaklin Lekatari ka treguar se është duke qëndruar në Beograd të Serbisë ku vazhdimisht ka postuar momente të ndryshme gjatë ditës ku një ndër to ishte dhe një pamje e flamurit serb ku krahas saj shkruhej “Mirë se vini”.

Ky postim i saj shkaktoi zemërimin e fansave pasi Zhaklina deklaroi se ndihej më e sigurt në një vend ku nuk ka shqiptarë.

Në mesin e reagimeve të shumta ishte dhe ish-banorja e BBV, Nita Latifi e cila ka publikuar në InstaStory deklaratën e Zhaklinës dhe krahas saj shkruan e revoltuar: “Hipokrizi e gjallë. Marre”.

Opinionistja e ‘BBV2’ i është përgjigjur këtij reagimi duke ironizuar ish-banore. Ajo e cilëson si një pseudokëngëtare dhe sipas saj, Nita përpiqet të marrë vëmendje duke nxitur millef dhe urrejtje në rrjetet sociale.

“Sot në mëngjes shof një pseudokëngëtare që ka vite që tenton të bëhët e famshme por nuk ia del dot. Pasi i iku vëmendja e BigBrotherit tenton dhe vazhdon të qëndrojë në pellgun e vëmendjes duke nxitur urrejtje. Fakti që kush nuk arrin të ketë sukses duke bërë gjëra të bukura por duke nxitur urrejtje tregon për mungesën e talentit dhe të aftësive profesionale.

Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur tju shoh që vlerat nuk i derdhni më nga dritarja, kur tju shof që mësoni gjuhën shqipe, kur tju shoh që ta doni shokun dhe shoqen si familjarin tuaj. Kur të shoh që do ndërhyni kur ka padrejtësi kur të shoh që do thoni dhe do të jeni pro të drejtës ndërkohë që unë për katër muaj e gjysmë jam përdhunuar verbalisht nga po ju shqiptarë të nderuar kështu që kur të shoh patriotizmin e vërtetë, atëherë do i besoj edhe kësaj histerie të re kolektive” -shprehet ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *