VIDEO/ Vajza nga Fushë Kruja i ‘djeg’ gomat ‘Mercedes-Benz-it’, bën xhirime dhe drift më mirë se çunat  

Të rinjtë në Shqipëri për herë e më shumë po imitojnë filmat më të ndjekur aksion të Hollivudit, sidomos ato të garave me makina sportive. Kjo ka filluar të përsëritet për herë e më tepër nëpër autostrada, por kohët e fundit po bëhet si “sport” edhe në mes të qyteteve.

Por nëse deri më sot keni parë djem që bëjnë drift me makinat e tyre, videoja e mëposhtme do t’ju surprizojë. Pamjet që janë publikuar nga “JOQ-Albania”, janë filmuar në Fushë Krujë.

Një vajzë shihet që bën drift në sheshin e Fushë Krujës, totalisht jashtë rregullave dhe në mënyrë të paligjshme.

Me një automjet ‘Mercedes-Benz’, vajza shihet që xhiron gomat mes turmës së njerëzve që janë mbledhur për ta parë.

Ende nuk dihet se me çfarë rasti vajza e ka bërë këtë gjë, por vetëm para pak ditësh u zhvillua një garë me makina në Fushë Krujë.

https://www.youtube.com/watch?v=QwTLp6qIoLY

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *