VIDEO/ Reagimi epik i ‘policit me katër putra’ kur dëgjon fjalën ‘kokainë’

Videoja e një ish-qeni policie në Australi është bërë virale në rrjet për reagimin e tij, kur i përmendet fjala “kokainë”. Pas publikimit të kësaj videoje nga pronari i tij në “Tik-Tok”, ajo tashmë ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, pikërisht për mënyrën se si reagon kafsha inteligjente.

Sipas mediave, qeni ka shërbyer më parë si qen policie dhe tashmë është adoptuar nga një banor i “Queensland” në Australi.

Në videon e publikuar shihet që pronari i qenit, që i lexon listën e ushqimeve qenit dhe ai nuk reagon, në momentin kur pronari i thotë fjalën “kokainë”, qeni brof menjëherë duke kthyer kokën.

Videoja e qenit është ngarkuar në “Tik Tok”, që në mars dhe ka arritur të marrë 2.5 milion klikime.

“Një qen policie, mbetet gjithmonë një qen policie. Unë pashë videon tre herë për të parë fytyrën e qenit. Ishte si të thuash: ti e di që unë jam një ish-oficer policie”,- kanë komentuar përdoruesit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *