VIDEO/ ‘Një martohet, njëqind tërbohen’! Dasmorët e ‘çmendur’ nga Laçi bllokojnë superstradën, kërcejnë mbi makina dhe…

Zhurmat e burive të makinave ditëve të diela janë shtuar së fundmi, pas heqjes së masave anticovid. Tashmë dasmorët mund të festojnë lirshëm pa u kufizuar nga asgjë.

Autostrada e Laçit është bllokuar këtë mëngjes nga një grup dasmorësh të cilët lanë makinat duke kërcyer me shami në duar nën tingujt e muzikës.

Disa prej tyre hipën edhe mbi makina, për të treguar gëzimin e kësaj dite të rëndësishme për çiftin që po martohet.

Në sfond dëgjohet kënga: ‘Ki me u pendu, u , u ,u’.

Por bllokimi për disa minuta i rrugës, ka sjellë zemërim të qytetarëve të tjerë, të cilët kanë nisur t’u bien borive.

Por në asnjë moment nuk është parë prania e uniformave blu, gjë gjithsesi duhet të jenë të pranishëm për të kontrolluar bllokimet e trafikut.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *