VIDEO/ Kaos në Kabul! Talebanët premtuan paqe por e ‘harruan’… vrasin 7 persona në aeroport

Shtatë persona janë vrarë ditën e sotme në aeroportin e Kabulit në Afganistan.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se, për shkak të turmave të mëdha që po dynden drejt aeroportit, talebanët kanë hapur zjarr në ajër për të qetësuar kaosin por më pas kanë qëlluar edhe drejt afganëve, ku kanë lënë pa jetë shtatë prej tyre dhe kanë plagosur disa të tjerë.

Screenshot 3

Ajo çfarë dyshohet nga SHBA-të është se talibanëve po i bashkohen edhe luftëtarë të ISIS-it, gjë e cila do t’ua vështirësonte akoma më shumë largimin nga vendi.

Militantët islamikë kanë arritur të hyjnë në Afganistan prej 7 ditësh tashmë dhe mijëra njerëz po përpiqen të largohen drejt aeroportit, nga frika e kthimit të interpretimit të rreptë të ligjit islamik të imponuar gjatë sundimit të mëparshëm talebanë, i cili përfundoi 20 vjet më parë.

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *