VIDEO/ ‘Joyel SPA’, magjia e relaksit, masazhit dhe qetësisë

Imagjinoni të zhyteni në një vend ku koha ka ndaluar, ku relaksi dhe qetësia ju mirëpresin në një përqafim të pafund, fryma juaj ngadalësohet ashtu sikurse mendimet, hapni sytë dhe e gjeni veten tek “Joyel Spa”.

Një oaz mirëqenieje në zemër të kryeqytetit, që stimulon shqisat dhe krijon harmoninë mes mendjes dhe trupit.

Një arratisje e shkurtër për t’u rigjeneruar. Sauna, banja me avull, trajtime fytyre, masazhe dhe një staf profesional filipinas, që ju ofrojnë takimin më të rëndësishëm, atë me veten.

Joyel SPA, relaxing massages in Tirana, Joyel SPA relax in Tirana

Një eksperiencë e paharrueshme për të jetuar vetëm ose në çift, për të gjetur një ekuilibër të ri shpirtëror dhe trupor, me produkte të cilësisë më të lartë, që do ju bëjnë të riktheheni herë pas here.

Tek “Joyel Spa” edhe një trajtim i thjeshtë estetik, një manikyr, një pedikyr, një depilim, kanë një shije ndryshe nga zakonisht, sepse kryhen në një ambient mikpritës dhe relaksues.

Joyel Spa & Beauty Center » Facilitete

“Joyel Spa”, është vendi i duhur për të rizbuluar veten në kërkimin e mirëqenies dhe kujdesit të bukurisë.

Këtë ka bërë këtë herë edhe gazetarja e “Priza TV”, Griselda Katirai, e cila e ka prekur dhe zbuluar nga afër, se çdo të thotë magjia e relaksit në “Joyel Spa”.

 

Në këtë eksperiencë unike kushdo mund të provojë sharmin e çokollatës së zezë në trupin tuaj ose sensualitetin e verës së kuqe, që derdhet mbi lëkurë për një ndjesi magjike, e cila nxit të gjitha shqisat tuaja.

Dy trajtime jashtëshqisore të cilat kanë një efekt të mrekullueshëm dhe shërues, që ju mbrojnë nga radikalet e lira dhe nga plakja, duke e lenë lëkurën tuaj të butë e të mëndafshtë.

JOEL by Eva Land Albania - issuu

Duke i besuar “Joyel Spa”, mund të arrini një qëllim: rigjenerim psiko-fizik, relaks dhe tonifikim përmes programeve të kujdesit.

Gjithçka është krijuar për t’ju bërë të ndiheni më mirë!

Një seri zgjedhjesh që do ju ndihmojnë të jetoni një eksperiencë të veçantë dhe unike në llojin e saj, ku do të vendoseni me të vërtetë në qendër të gjithçkaje, të ndihmuar dhe të shoqëruar me maturi nga një staf i sjellshëm dhe i vëmendshëm, shpirti i vërtetë i “Joyel Spa”, kënaqësia e të cilëve është buzëqeshja juaj!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *