VIDEO/ Gazetari turk godet me shuplakë teknikun e kontrollit të zërit, pamjet bëhen virale!

Disa pamje që vijnë nga Turqia kanë nxitur reagime nga punonjës të mediave atje, dhe jo vetëm.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur gazetari Muharrem Sarikaya kishte një “moment sikleti” gjatë një interviste me kryebashkiaken e Gaziantep, Fatma Shahin.

Siç edhe shihet në pamje, ka qenë gazetari Sarıkaya ai që ka goditur me shuplakë teknikun e ri të zërit. Ky i fundit thuhet të ketë ndërhyrë në një moment për shkak të një mosfunksionimi në mikrofonin e tij.

Sindikata e Gazetarëve të Turqisë ka bërë një deklaratë pasi videoja u bë virale në rrjetet sociale dhe tha: “Ne dënojmë veprimin e shëmtuar të gazetarit Muharrem Sarıkaya. Presim që Sarıkaya t’i kërkojë falje kolegut tonë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *