VIDEO e ‘Priza.al’/ ‘Ora policore’ nuk ‘pi më ujë’… lokalet e natës në Tiranë mbushur plot me të rinj që argëtohen edhe pas orës 22:00  

Qeveria duket se e ka lëshuar totalisht situatën e masave rigoroze kundër koronavirusit, kjo mbase në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Jo më vetëm nëpër bare dhe restorante, por as në rrugë dhe madje as pas orës 22:00 masat nuk zbatohen dhe askush nuk pyet më as për polici dhe as për gjoba.

Këto pamje të kësaj video-je që “Priza.al” ka siguruar në këtë mbrëmje, tregon një lokal nate ose pub në mes të ish-Bllokut në kryeqytet ku me dhjetëra të rinj po argëtohen nën tingujt e muzikës, me duhan dhe pije alkoolike.

Askund nuk ndjehet frika nga policia, nga gjobat apo edhe nga ligji, ose ca më keq nga rregullat e “rrepta” të Komitetit të Ekspertëve.

Veç kësaj të rinjtë këndojnë karaoke këngë “Bella ciao” dhe hidhen e kërcejnë nën ritmin e muzikës së lartë.

Urojmë që këta të rinj që po argëtohen në qendër të Tiranës, pas “orës policore”, të kenë larë të paktën duart, se për distancën… ehe!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *