Video/ A besojnë shqiptarët në parashikimin e fatit nëpërmjet filxhanit? Ja si përgjigjen qytetarët

Të shohësh fatin duke lexuar shenjat në filxhan, shihet si një mënyrë e cila mund të të japë zgjidhje rreth problematikave të përditshme apo parashikimin e së ardhmes.

Ndodh shpesh që parashikimi  i fatit në filxhan, të ketë përjetësim në realitet dhe shumë persona e shohin si ‘shpëtim’ apo shpresëdhënës për ngjarje që duan të realizojnë. Sigurisht që kjo gjë nuk ka një formulë fikse, pasi nuk është e bazuar në shkencë, por mund të jetë diçka argëtuese për të kaluar edhe një pjesë të kohës.

Gjithashtu ka edhe nga ata persona që e kanë shndërruar në biznes diçka të tillë, e frekuentohen nga të tjerë që besojnë në parashikimin e fatit, por e mira është që të mos preokupohemi shumë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, sipas shenjave dhe figurave në filxhanin e kafesë!

Aftësia e parashikimit të së ardhmes me shikim apo lexim të filxhanit rrjedh që nga Kina e vjetër. Në kohët e lashta, kinezët kanë lexuar të ardhmen nga filxhani, por jo nga filxhani i kafes por nga filxhani i çajit. Në Europë vëmendje të veçantë shikimit në filxhan i kanë kushtuar Romakët e vjetër, por edhe në Itali kjo traditë ka mbetur deri në ditët e sotme.

Në historinë më të re, kafja po bëhet pija më e përhapur dhe po e zëvendëson çajin, ashtuqë tani gati në të gjitha pjesët e botës e ardhmja lexohet nga kafja.

Gazetarja e “Priza.al” Griselda Katirai, në rubriken ‘Mikrofoni në Prizë”, ka pyetur qytetarët e Tiranës rreth këtij fenomeni, nëse ata besojnë në parashikimin e fatit apo jo. Pjesa më e madhe e tyre është përgjigjur se mund ta bëje dika të tillë për tu argëtuar e për të kaluar kohën, por që nuk besojnë totalisht edhe pse disa gjëra mund të dalin të vërteta.

Qytetarët janë shprehur se besojnë më shumë në shkencë e në Zot, sesa në parashikimin e fatit.

/Priza.al/ 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *