U identifikuan nga Tik Tok-u/ Manovra të rrezikshme dhe gara, ndalohen të rinjtë

Disa të rinj janë ndaluar nga policia pasi kanë kryer manovra të rrezikshme duke rrezikuar jetën e tyre dhe përdoruesit e tjerë te ‘Bulevardi i Ri’.

Garat me makina më pas të rinjtë i postonin në rrjetin sociale Tik-Tok. Pikërisht në këtë mënyrë policia ka bërë identifikimin e të rinjve dhe i ka gjobitur me 40 mijë lekë.

‘Në datën 09.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në rrugën “Bulevardi i Ri”.

Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, së bashku me mjetet përkatëse.

Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.’- njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *