Baste sportive në celular, në pranga 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës ditën e sotme në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”.

Shtetasi me inicialet E.R. u vu në pranga, pasi u kap duke vendosur baste sportive nëpërmjet celularit në një lokal.

Lokali administrohej nga shtetasi E.L, i cili u procedua në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Goditet nga Komisariati i Policisë Sarandë, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, me aparat celular.

Në hetim dhe pronari i lokalit, ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie, në lagjen nr.2, Sarandë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi:

– E. R., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap në lokalin e shtetasit E. L, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetastin E. L., 33 vjeç, pronari i lokalit, ku u konstatua kjo veprimtari e jashtëligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *