Tiranë/ Kamioni përplas motorin, një i lënduar

Një aksident ka ndodhur në Tiranë ku një kamion ka përplasur një motor. Për pasojë ka pësuar lëndime drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– B. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip kamion, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. B., 25 vjeç, banues në Laknas. Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve“, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *