U dolën të palarat nga video-ja/Zbrazën pistoletat në ajër për të festuar ditëlindjen e shefes, pezullohen 4 policë në Lezhë

Katër efektivë policie në Lezhë kanë zbrazur pistoletat e tyre, për të festuar ditëlindjen e shefes. Pasi videoja u bë virale, drejtoria vendore e policisë Lezhë vendosi pezullimin e katër efektivëve që shfaqen në video.

Të pezulluar nga detyra janë inspektorët R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M.  Ata kanë qëlluar me armët e shërbimeve në ajër, dhe në kundërshtim me ligjin. Ndaj tyre ka nisur hetim disiplinor, dhe SHÇBA ka nisur hetim penal ndaj tyre.

“Pas videos se publikuar ne rrjetet sociale nje dite me pare jane pezulluar nga detyra 4 punonjësit e Policisë të forcës së posaçme “Shqiponja”. Sipas burimeve te pezulluar nga detyra jane inspektorët R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M.  Po sipas burimeve behet me dije se nga strukturat e SHÇBA-se ka filluar procedimi penal per keta punonjes. Nderkohe ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”, njofton policia.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *