“Berisha dhe Meta duan të marrin pushtetin”, Balla paralajmëron kohëra të frikshme për Shqipërinë

Deputeti socialist Taulant Balla paralajmëron kohëra të frikshme për Shqipërinë, nëse rikthehen në pushtet Berisha dhe Meta. Gjatë një takimi që ka zhvilluar me banorët e fshatit Lukaxhi, në Labinot Mal, Balla tha se PS nuk ka shkopin magjik, por investimet nuk janë ndalur ndonëse në periudhë pandemie.

Duke lënë pas premtimet dhe çfarë është realizuar dhe sa duhet të bëhet në të ardhmen, ai thumboi ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Meta. Për të, nëse rikthehen këta dy personazhe, ky do të ishte kthim në kohët më të zeza të Shqipërisë në këto 30 vite.

“Jemi një një situatë që duhet më shumë punë. A jam unë i kënaqur me këtë rrugë? Nuk jam i kënaqur. Duhen investime padyshim. Ti duhet të votosh njerëzit që japin shpresë kësaj zone.

Nuk iki nga këtu pa i lidhur dy krahët e Çermenikës. Pandemia na hoqi nga buxheti i shtetit 1.2 mld, dhe sërish nuk i hoqëm investimet nga zona jonë. Ne nuk kemi shkopin magjik.

Nëse ndonjërit nga ju mund të mendojë se në 2021 të kthehet Sali Berisha dhe Ilir Meta, ky nuk është ndryshim, ky është rikthim në kohët më të zeza të Shqipërisë në këto 30 vite. Ato duan të rikthehen të shpërdorojnë financat e këtij vendi”, tha Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *