VIDEO/E reja kërcënonte se do hidhej nga kati i pestë i hotelit

Një vajzë e re ka tentuar sot ti jepte fund jetës, por fatmirësisht është shpëtuar nga ana e policisë. Rasti në fjalë është raportuar rreth orës 09:40, ku një vajzë ka tentuar të hidhej nga një lartësi e një objekti në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.

Mediat kosovare kanë publikuar dhe videon ku shihet vajza, e cila ishte ngjitur në tarracën e një hoteli, dhe kërcënonte se do të hidhej nga atje.

Policia ka raportuar se rasti ka kaluar pa incidente, dhe se vajza tani është e sigurtë. Veprimet e shpejta dhe të mirë koordinuara policore, kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave fatale.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *