Tiranë/Grabitet depoja farmaceutike, autorët marrin ilaçe me vlerë 1.8 mln lekë

Një depo farmaceutike është vjedhur në Tiranë. Grabitja është shënuar pak çaste më parë në Laprakë, ndërsa policia është njoftuar nga pronari i depos farmaceutike.

Paraprakisht bëhet me dije se persona të paidentifikuar kanë thyer derën e depos, e më tej kanë kryer vjedhjen.

Grabitësit kanë vjedhur medikamente me vlerën 1.8 milion lekë.

Po të njëjtat burime shtojnë se hajdutët kanë vjedhur kryesisht vitaminën C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *