Tiranë/ 22-vjeçari me probleme të shëndetit mendor, godet me thikë adoleshentin

Burimet policore bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme një 22-vjeçar me inicialet E.T.,  ka goditur me thikë një 18-vjeçar me inicialet T.D., në Tiranë. Mësohet se ky i fundit gjendet në spital dhe ende nuk ka informacion të detajuar  rreth gjendjes së tij shendetësore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Myslym Keta’ në kryeqytet, rreth orës 17:00 dhe efektivët dyshojnë se autori i ngjarjes vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po ashtu, mësohet se autori është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi E. T., 22 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor), ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin T. D., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *