Keni dëgjuar ndonjëherë për ashendentin tuaj? Ja si mund ta gjeni

Kur vjen puna tek shenja e horoskopit të gjithë e kemi dëgjuar të na thonë të paktën një herë në jetë: ‘Nuk i ngjan fare shenjës tënde’.

Epo përgjigja është se për këtë përgjegjës është Ashendenti. I njohur ndryshe si pasqyra me të cilën prezatohemi tek të tjerët, ashendenti tregon shenjën që ndodhet në lindje të horizontit gjatë ardhjes tonë në jetë. Pas shenjës së Diellit (Rising Sign)  ashendenti është më i rëndësishmi në radhë, i cili na tregon më shumë në lidhje me veten tonë si përshembull: pamja fizike, tiparet që theksohen gjatë rritjes si dhe reflekton mënyrën se si e shikon realitetin.

Nënshenja gjithashtu shpjegon faktin pse parashikimi mujor nuk ju del i saktë ndonjëherë. Ndaj duhet të lexoni parashikimin e të dyja shenjave. Një fakt interesant rreth ashendentit është se karakteristikat e tij theksohen me kalimin e kohës tek personat, duke humbur kështu “fytyrën” e shenjës së Diellit.

Me siguri jeni shumë kurioz të zbuloni nënshenjën tuaj, ndaj mund të klikoni këtu.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *