E rëndë/ I jep fund jetës 60-vjeçari në Baldushk, vetëvaret në një pemë

Mbrëmjen e sotme një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në pemë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Mustafakoç në Baldushk. Ndërkohë nuk dihen shkaqet që e kanë bërë 60-vjeçarin Sh.U., të marrë këtë vendim tragjik. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në fshatin Mustafakoç, në Baldushk, është vetëvarur në një pemë shtetasi Sh. U., 60 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *