Thirrje ‘qejflinjve’ të seksit: Mos ndalni, njëkohësisht shëroni edhe disa sëmundje

Erdhi dhe dita e të gjithë ju ‘qejflinjve’ për të ‘justifikuar’ aktivitetin e shpeshtë seksual pasi për disa persona të paturit dëshirë për të kryer marrëdhënie shpesh shikohet si një lloj ‘çrregullimi’. Po në fakt është krejt e kundërta. Ndikimi që kanë marrëdhëniet seksuale në shëndetin e njeriut janë të mëdha. Për 10 vite, shkencëtarët në Universitetin e Bristolit kanë studiuar ndikimin e seksit në shëndetin e njeriut. Gjatë këtij studimi arritën në disa rezultate interesante:

-Seksi i rregullt (të paktën një herë në shtatë ditë), zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, ndërsa parandalon edhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

-Rreziku i vdekjes është mbi 50 për qind më i ulët për njerëzit që të paktën një herë në shtatë ditë përjetojnë të paktën dy orgazma.

-Gjatë seksit është aktivizohet hormoni i rritjes somatotropin që shkatërron radikalet e lira, të cilat janë shkaktare të sëmundjeve të ndryshme kanceroze, dhe efekt të mirë në muskuj. Pra seksi ndihmon në luftën kundër kancerit.

-Çiftet që kanë marrëdhënie seksuale të paktën katër herë në shtatë ditë kanë lëkurë më të re dhe më të shëndetshme, kështu që ata do të duken gati pesë vjet më të rinj.

-Seksi i rregullt është kura më e mirë kundër stresit.

-Personat që kanë marrëdhënie seksuale të paktën një herë në dy javë, rrallë vuajnë nga pagjumësia.

-Seksi i ruan meshkujt nga kanceri i prostatës ashtu që gjatë ejakulimit reduktohen qelizat kanceroze në prostatë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *