Surprizon sërish! Bebe Rexha bën gjestin human për Spitalin e Dibrës

Ylli shqiptar, Bebe Rexha është një ndër emrat më të lakuar në arenën ndërkombëtare. Së fundmi ajo ka bërë një gjest shumë human duke dhuruar 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës, për shkak se nuk ka mjaftueshëm furnizime.

Nëpërmjet adresës së saj në Instagram ajo u ka bërë thirrje publikisht të gjithë ndjekësve për ndihmë:

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon. Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime”, ka shkruar Bebe në postimin e saj.

Bashkëngjitur postit Bebe ka vendosur edhe linkun ku mund të dhurohen online para për spitalin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *