Sipas avokatit Genci Pulaj vendimi është totalisht antiligjor pasi është firmosur nga dy inspektorë të arrestuar pak ditë më parë. Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.

Avokati i Firmës ka depozituar një kallëzim penal në drejtim të Bashkisë së Himarës dhe për dy inspektorët e IKMT. Ndër të tjera avokati Pulaj është shprehur se aty ku gjendet objekti nuk ka asnjë plan apo projekt që të kishte shpronësim, por e gjithë po bëhet për interesa të individëve të caktuar që duan të shembin objektin në mënyrë të paligjshme që më pas të zaptojnë këtë pronë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

/Priza.al/