Stresi zbulon detaje të reja nga martesa e tij: E kam tradhtuar…

Mbrëmjen e djeshme Stresi ka bërë një deklaratë të fortë gjatë spektaklit “Big Brother VIP Kosova”. Ai foli për bashkëjetesën e tij me Keisin si dhe ka pranoi se e ka tradhtuar.

“Unë kam pasur fatkeqësi shumë të madhe. Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë. Unë rashë në dashuri, rashë për herë të parë në dashuri, por rashë si në humnerë. Nëna më porosiste që duhet ta doja. Kur u ndava me të, nëna ime u copëtua komplet sepse nëna e ka dashur shumë ish-bashkëshorten time. Thjesht nuk jam sjellë mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtojë atë si mbretëreshë. Ky është komplet faj fatal i imi”.

Për herë të parë Stresi pranoi publikisht trradhëtinë e tij.

“E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe dy punët e saj për të jetuar me mua”, u shpreh reperi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *