Lei Kraja konfirmon pjesëmarrjen e saj në “BBV”?

“Po ju vëzhgoj”,-  kështu shkruan moderatorja e njohur, Lei Kraja. Ky postim i Leit vjen pas lajmit që ajo do të ishte pjesë e “Big Brother Vip 2”.

Me shprehjen e njohur të vëllait të madh duket se Lei kështu zgjodhi të konfirmojë pjesëmarrjen e saj në reallity-show.

Disa emra të tjerë që janë përfolur për të qenë pjesë e “BBV” deri tani janë edhe Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli, Gent Hazizi dhe Kejsi Medini.

Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- u shpreh Arbana Osmani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *