Shqipëria heq karantinën për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Komiteti Teknik i Ekspertëve kishte vendosur para 2 javësh masën shtrënguese të karantinimit të detyrueshëm për shtetasit e ardhur nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Por sot në datën 3 maj, kjo masë nuk është më në fuqi. Shtetasit e vendeve fqinje, mund të hyjnë në territorin shqiptar pa kushte.

Komiteti Teknik i Ekspertëve kishte vendosur këtë shtrëngim, për shkak të shifrave shqetësuese të të infektuarve.

Ende nuk ka asnjë informacion a do të merret një vendim tjetër, në lidhje me karantinën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *