Gjermania reagon për ‘Non papers’: Dokument pa vlerë, nuk jemi të përfshirë

Gjermania është shprehur kundër ndryshimeve të kufijve në Ballkan. Ministri i Punëve të Jashtme, Haiko Maas e konsideroi si ‘fake news’ të ashtuquajturat non-papers, të cilat po qarkullojnë mes politikanëve të rajonit kohët e fundit.

“Nuk ekziston asnjë pjesëmarrje e Gjermanisë në çfarëdoqoftë non-papers. Në qoftë se ka thashetheme për këtë atëherë janë fake news. Bazë për politikën tonë në Ballkanin perëndimor është “të mos i fusim gishtat në kufijtë”. Çfarë do qoftë ndryshime të kufijve, kudoqoftë, do të kenë ndikim në gjithë rajonin. Do të ketë pasoja negative për të gjithë. Në të kaluarën e kemi refuzuar këtë, tani e refuzojmë dhe në të ardhmen do ta refuzojmë plotësisht. “Non papers” mbajnë pikërisht emrin e duhur. “Non papers”, pra dokument jo zyrtar. Nuk kanë gjë tjetër veçse fjalë bosh dhe askush nuk duhet të merret seriozisht me to”, ka deklaruar Mass.

Ky ishte reagimi i ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Mass, lidhur me dokumentin jo zyrtar diplomatik që qarkulloi në Bruksel, për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor sipas linjave etnike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *