Shmanget tragjedia/ Dëmtohet ura e lumit Mat, ngec furgoni me pasagjerë, mes tyre fëmijë

Një ngjarje e rëndë është shmangur teksa një automjet i transportit publik ka ngecur në mes të një ure tip pasarelë që përdoret nga banorët e dy fshatrave, Dom e Zall Rripë në Njësinë Gurrë në Bashkinë e Klosit.

Thyerja e dërrasave ka rrezikuar jetën e të gjithë udhëtarëve përfshirë edhe nxënësit e shkollave, që ndodheshin në mjet në momentin që ai do të dilte në anën tjetër të lumit Mat.

Raportohet se rasti ishte shumë pranë kthimit në një tragjedi, pasi ura ndodhet në një lartësi prej afro 50 metrash nga lumi. Me gjithë apelin e bërë nga ana e banorëve, autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë për të rritur sigurinë e kësaj ure, e cila është e vetmja mënyrë që qindra banorë të dy fshatrave të Gurrës të kalojnë në rrugën nacionale Burrel–Klos.

Sakaq, pas ngjarjes së sotme banorët kanë kërkuar ndërhyrje emergjente në zonë, ndërsa mësohet se për shkak të dëmtimit të saj vite më parë në këtë urë janë shënuar edhe viktima./bw

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *