Covid-19 në vend/ Ja sa raste të reja u regjistruan 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 385 testime, nga ku 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Shtetasit e infektuar, rezultuan në bashkitë: 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Patos, Divjakë, Korçë.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Teksa aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *