Njihej me nofkën “Badi”, ky ishte roli i Shkëmbit në atentatin ndaj prokurorit

Amar (Dritan) Shkëmbi akuzohet se është përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Ngjarja ndodhi në vitin 2019 dhe  i vrarë mbeti shoferi Andi Maloku, ndërsa u plagosën vetë prokurori e miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’.

Roli i Shkëmbit në atentatin e realizuar më 1 nëntor të vitit 2019 u zbardh pasi dolën bisedat e zhvilluara mes anëtarëve të grupit në aplikacionin ‘Sky’. I cili edhe pse ishte përdorur me qëllim që mos të përgjohej, arriti të çkodohej nga hetuesit francezë.

Dhe dosja e publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” tregonte se si plani për asgjësimin e Rrumit nisi disa muaj para se skenari të vihej në jetë. Njeriu kyç i interesuar direkt për eliminimin e Rrumit, rezulton të jetë Plaurent Dervishaj, i cili në biseda mban pseudonimet ‘Shoku’ apo ‘Plaku’.

Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani (“Diqo”) ‘nisën punën’ për kryerjen e atentatit. Biseda e përgjuar tregonte edhe takimet me Redjan Rrajën, i cili ishte ngarkuar të kryente rolin e ekzekutorit. Rraja u arrestua pas atentatit të ndodhur në “Mbikalimin e Shkozetit”, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit. Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën midis të tjerave edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës, që në dosje rezulton me pseudonimin ‘Doku’.

Në përgjime evidentohen edhe takimet që pjesëtarë të grupit kanë kryer kohë pas kohe me Redjan Rrajën, siç janë edhe ato që ky i fundit realizonte në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, me Amar Shkëmbin. Përgjimet hedhin dritë edhe në ndjekjen për katër ditë me radhë që grupi i përcaktuar, i kishte bërë makinës së prokurorit Ndoji, deri ditën e goditjes finale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *