Rezultatet fillestare e kanë ngazëllyer…/ Rama reagon në rrjet për herë të parë pas fillimit të numërimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas fillimit të procesit të numërimit. Rama ka publikuar një foto vetëm pak minuta më parë në rrjetet sociale, ku shfaqet qielli i kryeqytetit.

“Çfarë agimi në Tiranë”,- shkruan ai në Facebook. Duket se Rama është entuziast për rezultatin e deritanishëm, ku nga fletët e votimit të numëruara Partia Socialiste kryeson.

KZAZ-të në të gjithë vendin kanë numëruar më shumë se 210 000 fletë votimi, nga të cilat 199296  janë të vlefshme dhe 10 546 janë shpallur të pavlefshme.

Nga fletët e votimit të vlefshme, 100 320  janë për Partinë Socialiste; 76 313  janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 13 5249 vota janë për LSI-në.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *