Numërimi i votave/ Tiranë dhe Durrës, rezultatet paraprake. Si është situata në dy qarqet kryesore. Në Shkodër dominon PD

Prej 6 orësh vijon numërimi i votave të 25 prillit në të gjithë vendin, ku nga rezultatet paraprake situata në qarqet më të mëdha të vendit është si vijon…

Në Tiranë janë numëruar 100 kuti votimi nga 1243 që janë në total, ku kryeson Partia Socialiste. PS-ja ka 16 mijë e 909 vota dhe ndiqet nga Partia Demokratike me 10 mijë e 907 vota.

Në vend të tretë renditet LSI me 1877 vota, ndërsa në vend të katërt renditet PSD me 870 vota. Ndërsa në Durrës, situata paraqitet krejt ndryshe. Aty procesi i numërimit ka nisur me më shumë se katër orë vonesë, por deri më tani kryesor PS-ja.

Partia Socialiste është në avantazh me 1092 vota. Në vend të dytë është Partia Demokratike me 459 vota, ndërsa LSI ka marrë vetëm 25 vota. Në Durrës janë gjithsej 481 qendra votimi por janë numëruar vetëm 7 prej tyre.

Në 53 qendra votimi që janë numëruar deri tani në Shkodër, PD-ja kryeson bindshëm. Sipas rezultateve të deritanishme, PD kryeson në qarkun Shkodër me 5501 vota, e ndjekur nga PS me 3764 vota dhe në vend të tretë është PSD me 2042 vota.

Pas PSD-së është LSI me 1176 vota, e ndjekur nga LN me 163 vota. në vend të gjashtë në Shkodër është me 143 vota.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *