Zgjedhjet/Numërohen 1125 kuti të votimit, PS në avantazh

PS vijon që të jetë në avantazh. Aktualisht nga numërimi i 1125 kutive të votimit, Partia Socialiste vazhdon të kryesojë rezultatin e zgjedhjeve. Nga numërimi i 1125 kutive të votimit, PS ka siguruar 50.19% të votave, ndërsa PD 38.26%. Forca e tretë renditet LSI me 7%.

Pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e shqiptarëve me të drejtë vote, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithëse në listat e votuesve janë 3 milionë e 600 mijë shqiptarë, gati gjysma e tyre jetojnë jashtë vendit dhe e kanë të pamundur të marrin pjesë në votime.

Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi. Për herë të parë në vendin tonë u aplikua teknologjia në zgjedhje, ç’ka ka lejuar që çdo votuesi të identifikohet me një pajisje elektronike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *