Rama: Ky është numri që kam fiksuar në këto zgjedhje, shpresoj që Elisës të mos i mbetet hatri

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe njëherë renditjen e Pandeli Majkos, një nga figurat kryesore në PS, të cilin e ka pozicionuar të 19-in. Në fjalën e tij, gjatë prezantimit të kandidatëve të listës së Tiranës, kreu i qeverisë është shprehur me shaka duke thënë se këtë numër do e përmend gjatë gjithë fushatës elektorale, kjo për një arsye të thjeshtë pasi është objektivi maksimal për Tiranën. Madje ai ka bërë edhe batuta , duke thënë se “shpreson që Elisës të mos i mbetet hatri”.

“19 është i vetmi numër që mund të përmend sepse për sa më takon, unë di dhe do përmend vetëm numrin e PS, pastaj i takon të gjithëve të bëjnë zgjedhjen e tyre, por 19 është një numër që e përmend se është i Pandit dhe e dyta se është objektivi ynë minimal në Tiranë dhe se do fitojmë 20 deputetë. E fundit, kur Pandi të jetë i 20-i në zgjedhjet e tjera, do flasë për teatrin e ri kombëtar siç foli për stadiumin sot. Shpresoj që Elisës të mos i mbetet hatri që unë përmend vetëm numrin 19”, tha Rama.

Ndërkohë, Majko ka theksuar se caktimi i 19-ti në listë e ka vënë atë përpara një presioni të madh, kjo vetëm për shkak të përgjegjësisë së madhe që ndjen në këto zgjedhje.

“Kam një lloj presioni në këto zgjedhje dhe kjo nuk vjen se jam i 19-i në listë, por nga pesha e përgjegjësisë që besoj e ka secili prej nesh. Kjo ka të bëjë me faktin se Tirana është shesh beteja kryesore. Këtu nuk jemi vetëm për të diskutuar matematikën. Këtu çështja shtrohet më thelbësore. Ky nuk është ekip mbijetese por shprese, i cili bën një diferencë të madhe me ekipin që kemi përballë, i cili është një grup njerëzish që përpiqen të mbijetojnë në politikë. Ekipi jonë i bën të qartë të gjithë njerëzve, por në radhë të parë socialistëve dhe votuesve”, tha Majko.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *