E rëndë/ Bie zjarr në banesë, humb jetën e moshuara në Vlorë! Nuk shpëtoi dot se ishte e paralizuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë, ku një e moshuar ka gjetur vdekjen si pasojë e flakëve që “pushtuan” banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 nëntori”, pranë Tregut të Orizit. Fatkeqësisht e moshuara ka qenë e paralizuar, çka ia ka bërë të pamundur që të dilte jashtë në momentin që ra zjarr në banesën e saj.

“ Më datë 23.03.2021, rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *